Elon Musk e lajmëron në Twitter: Do të blej Manchester United

Nga tërheqja e ofertës për blerjen e Twitter deri tek ajo për blerjen e Manchester United.

Për disa orë, Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, tërboi Twitter-in pasi njoftoi se donte të blinte klubin e kontrolluar nga familja amerikane Glazer, e cila e bleu atë në vitin 2005: “Për të qenë i qartë, unë mbështes krahun e majtë të republikanëve dhe krahun e djathtë të demokratëve. Përvec kësaj, do të blej Manchester United”, ka shkruar multimiliarderi 51-vjeçar, i cili ka një histori të gjatë të postimeve të pavërteta në Twitter.

 

Dhe në fakt pak më vonë erdhi përgënjeshtrimi: “Është një shaka, nuk do të blej kurrë një ekip sportiv. Por nëse ndodh, do të jetë United për të cilin kam bërë tifo që fëmijë”.

Read Previous

Çani largohet nga televizioni Klan, ja ku pritet të shfaqet

Read Next

“Hynë në Mar-a-Lago si kriminelë të rëndomtë”/ Trump-it nuk i del “inati” me agjentët e FBI