Eksperti kriminalistikës: Hekerat po publikojnë dokumente konfidencile nga e-Albania

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me sulmet kibernetike ndaj “e-Albania”, që zgjatën rreth një javë.

Në një reagim në Facebook ai është shprehur se sulmi kibernetik po rezulton akt i mirëfilltë terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Statusi:

“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.”, shkruan ai.

Read Previous

Një ditë para largimit nga detyra meta dekoron Dritëro Agollin

Read Next

Kundërofensiva vazhdon – Qeveria mbyll faqen me informacione keqdashëse