Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Eksperti i IT-së, Gentian Progni, ka paralajmëruar se do të bëjë një kallëzim në SPAK për ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
Në një status në rrjetet sociale, Progni njofton se është duke përgatitur kallëzimin në lidhje me grantet e start-up-eve.
Ai deklaron se posedon prova të mjaftueshme për ta bërë këtë, por sërish kërkon që në dosje të ketë sa më shumë të tilla.
“Po përgatis një kallëzim për Edona Bilalin, kushdo që ka aplikuar dhe i është anuluar granti për start-up inovacion të më shkruajë dhe të më dërgojë korrespondencën. Deri tani kam prova të mjaftueshme për ta bërë, por sa më i madh të jetë numri, aq më mirë do jetë”, thekson eksperti.
Ndërkohë, kujtojmë se prej kohësh Genti Progni ka denoncuar abuzimet me fondet për star-up-et dhe ka treguar në media disa raste.