Ekonomia ruse më e fortë se sa pritej – JPMorgan

Ekonomia e Rusisë po përballet më mirë me sanksionet perëndimore  sesa mund të pritej, tha JPMorgan Chase në një shënim drejtuar klientëve javën e kaluar dhe të bërë publike në fundjavë.

Sipas bankës më të madhe amerikane të investimeve, sondazhet e ndjenjës së biznesit nga vendi ‘po sinjalizojnë një recesion jo shumë të thellë në Rusi dhe për këtë arsye nënkuptojnë rreziqe më të vogla se parashikimet tona të rritjes’.

Raporti përmendi gjithashtu tregues të frekuencës së lartë si konsumi i energjisë elektrike dhe flukset financiare, të cilët sinjalizojnë se ekonomia është në gjendje më të mirë se sa ishte parashikuar.

“Të dhënat në fjalë nuk tregojnë për një rënie të papritur të veprimtarisë, të paktën tani për tani.” – thonë analistët e bankës siç citohet nga Business Insider.

JPMorgan gjithashtu u tërhoq nga parashikimet e saj të mëparshme për një rënie prej 35% të PBB-së ruse në tremujorin e dytë dhe 7% për të gjithë vitin 2022, tani duke thënë se shifrat ka të ngjarë të jenë shumë më pak alarmante.

Banka, megjithatë, vuri në dukje se ndikimi i sanksioneve do ndihet dhe se ekonomia e vendit do të ishte në gjendje shumë më të mirë nëse Moska nuk do të kishte nisur operacionin e saj ushtarak në Ukrainë./hashtag.al

Read Previous

Zbardhen detaje nga atentati në Lezhe

Read Next

Të shtëna me armë në një market, raportohet për 10 të vrarë