Efenberg: Messi të kthejë topin

Futbollisti i mirënjohur gjerman i viteve ‘90, Stefan Efenberg, i është bashkuar të gjithë atyre që mendojnë se Lionel Mesi ishte emri i gabuar që rezultoi fitues i “Topit të Artë”.

Ai ka bërë të qartë se argjentinasi duhej të jepte një shembull me një gjest fisnik, ndërsa duhej të ndryshonte edhe formula e votimit.

Sipas tij, modeli i votimit duhej ndryshuar dhe kishte një propozim shumë interesant. “Unë do të këshilla ndryshimin e modelit të votimit. Duhet të jenë ish-fituesit e “Topit të Artë” ata që votojnë pasardhësit e tyre. Janë ekspertë dhe kompetentë. Kush më mirë se ata e di çfarë nevojitet për të qenë lojtari më i mirë në botë?”, ishte ideja e Efenberg.

Read Previous

Rama prezanton programin e bashkëqeverisjes

Read Next

Rama: Pas 2022 do heqim sportelet e shërbimit për të heq ryshfetin