Edward Snowden merr nënshtetësinë ruse

Presidenti  Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse ish-punonjësit të NSA-së amerikane Edward Snowden, refugjat në Rusi që nga viti 2013 pasi u largua nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave të huaja emri i Edward Snowden figuron krahas dhjetëra të tjerëve në dekretin e publikuar këtë të hënë në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Edward Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për publikimin e dhjetëra mijëra dokumenteve për programet e fshehta të qeverisë për grumbullim të dhënash brenda vendit.

Më 21 qershor 2013, Departamenti i Drejtësisë në SHBA hapi akuza kundër Snowden-it për dy akuza për shkelje të  Aktit të spiunazhit të  vitit 1917 dhe vjedhje të pronës qeveritare, pas së cilës Departamenti i Shteti i hoqi dhe pasaportën./mcn

Read Previous

Berisha: Edi Rama mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës. Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet

Read Next

Padrejtësia më e madhe është të pretendosh se ke drejtësi!