Edi Rama e ka të pamundur të dorëhiqet!

Nga Ylli Manjani

Me atë që ai ka bërë, me mbipërdorimin ekstrem që u ka bërë bashkëpunëtorëve, aleatëve, institucioneve publike dhe drejtësisë Ai e di se ç’e pret.

Sa njerëz përfshi dhe bisnesmemenë i trajtoi si limonë të shtrydhur?

Askush nuk të fal sot dhe, Ai e di këtë gjë.

Imagjinoni ç’mund ti bënin prokurorët e SPAK dhe bashkpunëtorët e tij që i ka keqpërdorur. Ata që sot zbatojnë planet e tij të pisëta, janë të gatshëm tja fusin sapo ai të mos jetë aty ku është. Kjo është pak, por e sigurtë.

Ndaj atij i duhet pushtet dhe imunitet në pjesën e mbetur të jetës. I duhen me se sbën.

Nuk është më në paranojë, por në pritshmëri të përhershme të ndëshkimit që pret tja bëjnë të vetët. Të gjithë kontribuesit dhe ata që i shërbejnë sot ai i sheh me dyshim…

Ndaj ska kuptim dorëheqja në llogjikën e tij. Ai lufton për përjetësinë në pushtet.

Në fakt e ka bërë me dije rregullisht nevojën e tij për pushtet. Ka kohë që thotë ” më provoni një krim dhe më fusni në burg, ose më lini në pushtet”. Pra alternativat që vë janë ato që kontrollon vetë.

Në mendjen e tij nuk ka asgjë normale politike të tipit dorëheqje, apo humbje zgjedhjesh sepse qelbesh në pushtet. Rotacion, pavarësi, ligj, demokraci e fjalë të tjera si këto janë të papranueshme për të.

Afër mendsh ti kërkosh atij standard politik Perëndimor. Ai është në hall permanent dhe vetëm pushteti ja kuron këtë hall. Ç’lidhje ka ai me perëndimin?!

Ai ka shpallur përjetësinë në pushtet dhe nuk e ka problem hiç të qelbet aty. Pyetja mbetet, e pranojnë shqiptarët këtë standard apo jo?

Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta japë ende vota. Them “ende” sepse mund edhe të mos e kemi më…

Përjetësia e udhëheqësit nuk bashkëjeton gjatë me të drejtën e votës.

Read Previous

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Një fabrikë armësh në Iran goditet me dron

Read Next

Shtyhet sërish seanca ndaj deputetit Ervin Salinaji