Edi Paloka thirrje për protesta/ Nesër para komisariateve

Menjëherë pasi u zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka dalë në një delaratë për mediat.

Paloka ka paralajmëruar protesta të heshtura në të gjitha qytetet para komisariateve të policisë, ndërsa në Tiranë para Kryeministrisë.

“Nesër do bëjmë protestë të heshtur përpara të gjithë komisariateve në rrethe, për aktin e rëndë që ka ndodhur për një të ri që u gjet i vdekur në komisariatin e Kavajës, pavarësisht se cila është e vërteta, ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës qeverinë, bën përgjegjës policinë.

Nesër në orën 8 përpara të gjitha komisariateve, në Tiranë para Kryeministrisë’, tha Paloka.

Read Previous

Berisha zyrtarizon kandidaturën për kreun e PD-së

Read Next

Kishin humbur rrugën në Valbonë/ Policia i gjen dy turistët pas disa orësh