Edhe Turqia nis sulmet ndaj Irakut

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulus Akar, ka njoftuar se ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër militantëve në Irak, shkruan Euronews. 

Avionët luftarakë, artileria dhe trupat turke sulmuan objektivat që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior, duke filluar nga kampet deri te depot e municioneve.

Operacioni ushtarak – i quajtur “Operacioni Claw Lock” – është pjesë e një fushate të gjatë turke në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së dhe YPG-së kurde siriane, të cilat Ankaraja i konsideron si grupe terroriste.

“Operacioni ynë po vazhdon me sukses siç ishte planifikuar. Objektivat e identifikuar në fazën e parë janë kapur. Ne jemi të vendosur të shpëtojmë kombin tonë fisnik nga fatkeqësia e terrorit që na ka pllakosur për 40 vjet. Lufta jonë do të vazhdojë derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha Akar.

Turqia pretendon se bazat e PKK-së në Irakun verior përdoren për të organizuar sulme në tokën turke.

Read Previous

‘Presidenti’ kërkon nuse…

Read Next

Në Portin e Durrësit, goditet një rast i mosdeklarimit të një shume parash në euro, sekuestrohen 16.500 euro.