“Ec përpara të çafsha ballin”/ Paloka: Ja ku e ka gjetur Rama sloganin e fushatës

Qasja e Ramës ndaj fushatës elektorale me tallava është kritikuar gjerësisht, duke u konsideruar shkëputje nga realiteti dhe problemet e hallet e përditshme të shqiptarëve, por deputeti demokrat Edi Paloka është ndër të paktit që ka zbuluar edhe se nga e ka vjedhur kryeministri sloganin.

Sipas Palokës, Rama është frymëzuar ose prej ambasadores amerikane që thotë “shohim vetëm përpara”, ose prej shprehjes “ec përpara të çafsha ballin” të Haxhi Plasës, apo edhe prej parrullës “ecim përpara” që përdori për 50 vite regjimi komunist në Shqipëri.

Postimi i Palokës:

Rama dhe Velina e tij ne bashkinë e Tiranës, janë shitur gjithnjë për njerëz me ide te reja, me vizion e fantazi. Ne fakt gjithë jetën e tyre politike, për sa i përket propagandës (përveç propagandës asgjë tjetër nuk bëjnë) veç kane kopjuar ide nga te tjerët qe me pas dhe për ti implementuar, i kane implementuar ne mënyra te rëndomta e mediokre.

Nisur nga ky fakt, po vrisja mendjen se ke kane kopjuar se fundmi me sloganin dhe tekstin e tallavasë se fushatës se tyre?

Më rezultojnë tre mundësi:

E para është Yuri qe ne çdo dalje te saj rekomandon ne forme urdhëruese qe te “shohim përpara e jo mbrapa”.

I dyti (me vjen vetvetiu ne mend sapo shoh Ramen) është Haxhi Plasa qe dikur ecte rrugëve te Tiranës dhe këndonte: “Ec përpara ta çafsha ballin…”

E treta është një kënge nga ato te diktaturës qe refrenin e kishte:

“Ne ecim përpara, përpara gjithmonë. Se prin fitimtare, partia e jone “

E pasi “ecëm përpara” për 50 vjet me atë partine, fundin e dimë te gjithë!

Ketë rruge kemi marre tanimë prej 10 vitesh me Haxhi Plasën ne krye te qeverise, “rilindjen” qe na prin dhe McGonigalet qe e mbështesin!

Read Previous

Del fotoja e Kokalarit me Veliajn

Read Next

Nga Alfred Lela/ Atyre që sëkëlldisen nga posteri i ‘Ciao’ Belos