Ea Zoga shpallet fituese e Gjeniut të Vogël

Shpallet fituesi i edicionit të 8-të të “Gjeniut të Vogël”.

Pas 16 javësh rrugëtim plot garë e emocion,mbrëmjen e djeshme u shpall fituesi i këtij edicioni dhe ajo ishte Ea Zoga.

Vogëlushja shkodrane me një background familjar artistik, spikati që në prezantimin e saj të parë në këtë edicion, për zërin e saj sensual dhe prezantimin e veçantë skenik.

Ajo ia doli që në çdo episod të këtij edicioni të merrte vlerësimet më të mira nga juria por jo vetëm.

Me qindra kanë qenë mesazhet e mbështetjes për të edhe në rrjetet sociale, këtë e tregoi edhe fakti ku mbrëmjen e djeshme vërshuan në rrjet komentet dhe vlerësimet edhe nga emra të njohur të muzikës dhe artit shqiptar.

Read Previous

Përplasi familjen tek vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani

Read Next

Ushqimi është edhe marrëdhënie