E trishtë/ Ndërron jetë poeti i njohur Arben Duka

Ka ndërruar sot jetë në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka.

Duka vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Arben Duka u lind në Labovë të Gjirokastrës.

Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974.

Kumtari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të poetit.

Read Previous

Kurti: Paratë që financohet partitë politike, para korrupsioni

Read Next

SPAK nis procedurat e ekstradimit të Adriatik Llallës nga Italia