E thirrën për të dalë jashtë/ Kush e nxori në pritë Ismet Çekoren?

Shkodra u trondit sërish pasditen e së premtes, pasi një person u ekzekutua me armë pranë banesës së tij.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.

Nuk ka ende informacion nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij.

Ndërkohë që policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje. Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.

Lidhur me atë ngjarje 57-vjeçari Ismet Çekorja, do të deklaronte katër ditë më parë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Read Previous

Kontrolli në Mar-a-Lago/ Trum le me gisht në gojë FBI-në, dosjet që shkruanin ‘sekret’ ishin bosh, thotë gjykata

Read Next

Nga Jamarbër Malltezi: “Si të bëhesh milioner” – Vidh para publike e ndaji me Edvin Ramën!