E rëndë në Kukës / I pret gruas gishtat e dorës me thikë dhe e kërcënon me vrasje

Një 36-vjeçar në Kukës është arrestuar për dhunë në familje. Ai i kishte dëmtuar gishtat me mjet prerës bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe vëllain e saj, me armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri” njoftoi policia.

Read Previous

Aksidenti në Itali i merr jetën biznesmenit shqiptar, po shkonte të takonte të fejuarën, “yllin” e televizionit italian

Read Next

Dalin fotot nga dasma luksoze e djalit të David dhe Victoria Beckham