‘E përmbysim me siguri’/ Berisha: Më 7 korrik, ora 7, të gjithë të protestojmë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje sot me anë të një video-mesazhi “më 7 korrik, ora 7, të gjithë të protestojmë”.

Arsyet e organizimit të kësaj proteste, Berisha i ka shpalosur me anë të një video-mesazhi, shkëputur nga njeri prej takimeve të tij nëpër Shqipëri me qytetarët, në kuadrin e lëvizjes Foltorja.

Pikërisht nga njëra prej atyre Foltoreve të mbajtura shumë muaj më parë, ka rrjedhur edhe mesazhi me të cilin PD dhe Berisha po ftojnë shqiptarët në të parën protestë mbarëkombëtare që nga ardhja e tij në krye të PD-së.

“Pasioni ynë është liria e shqiptarëve! – thekson Berisha në video. –  Ne e vazhdojmë këtë betejë. Vazhdojmë këtë mision, më të vendosur se kurrë, si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga Partia Demokratike, si një lëvizje e fuqishme, e cila do të bëjë më vete çdo shqiptar që beson tek ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t’i thotë vetes të bashkohem me këtë lëvizje, të mos them më kurrë “ç’më duhet mua! Të mos them më kurrë s’ke ç’i bën!”

Kemi ç’t’i bëjmë dhe e përmbysim me siguri! Kemi ç’t’i bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje! Rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj, se Shqipëria ecën në drejtim të gabuar!

Hajde t’i bindim, të trokasim në zemrat e tyre, me urtësi, me mençuri, me njerëzi, të bashkohen me ne!” nënvizon Berisha në vazhdën e atij fjalimi që bën jehonë më shumë sot./Syri.net

Read Previous

Ja sa do jenë çmimet e reja të karburanteve në vend

Read Next

Karamuço: Atentatin ndaj drejtoreshës në Shkodër e parandaluan ata që e planifikuan