E pabesueshme! Prokuroria speciale akuzë kryeministrit!

Prokuroria e posaçme për luftën ndaj korrupsionit e akuzon për korrupsion, rryshfet dhe shpërdorim detyre!
“Super i afti” kështu e quanin deri më sot kryeministrin! Politikani që u tregoi të gjithëve se, si mund të fitohen zgjedhjet, që bënte politikë përtej të majtës dhe djathtës. Populizëm me humorin tipik – kjo dukej receta e veçantë e tij.
Tani në konstruktin plot shkëlqim të kryeministrit kanë nisur të çarat!
Prokuroria e posaçme për luftën ndaj korrupsionit e akuzon për korrupsion, rryshfet dhe shpërdorim detyre!
Në këtë kombinim tresh të pafat të pazarllëqeve politike fshihet edhe një vepër penale, që seriozisht e vë në pikëpyetje mitin e kryeminsitrit: që kur ishte ministër, sipas akuzave, ka manipuluar sondazhet, ka zbukuruar rezultatet dhe të gjithë këtë e ka mbështetur media kundrejt favoreve dhe parave. Shkurt, kur në vitet e kaluara të ngjitjes së tij të pandalshme publikoheshin kryetituj që e përcaktonin Kryeministrin më të preferuar të të gjitha kohërave, atëherë siç duket besnikët e tij kishin manipuluar shifrat. E gjitha financohej nga paratë publike, kjo është akuza. Në mënyrën e veprimit me mediat sundonte motoja: Kush paguan, merr. Në televizione publikoheshin reklama të shtrenjta nga ndermarrjet shtetërore edhe si shpërblim kryeministrit për raportime pozitive.
Tani po duket se ylli kaq shkëlqyes i politikës, ngjitjen e tij lart e ka ndihmuar vetë me mjete të ndaluara ose të dyshimta. Ai e rregulloi imazhin e tji, zhvilloi një sistem të rafinuar të propagandës shtetërore, minoi kështu lirinë e shtypit dhe e paraqiti si vullnet të popullit atë që zyra e tij e komunikimit ia ofronte publikut!
Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen, atëherë ai thjesht ka mishëruar korrupsionin e vjetër me xhaketë të re!
Të paktën ky vend duket se ka disa prokurorë të guximshëm që hetojnë pavarësisht prestigjit të personit. Ata mund të jenë baza për një rigjenerim politik në vend, të cilin e dëshirojnë qytetarët.
Kryeministri, ky kryemagjistar i politikës është demaskuar plotësisht dhe po del si mbreti lakuriq.
Kryeministrin austriak për momentin e shpëtoi dorëheqja!/ Marrë me shkurtime nga DW/
kumtari.al

Read Previous

Plagosja te ‘Komuna e Parisit’/ “Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë

Read Next

Protesta në veri të Kosovës kundër aksionit policor