E denoncoi Berisha/ Magjistratura shpall fituesit, të gjithë të PS

Konfirmohet skandali i denoncuar disa ditë më parë nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, Shkolla e Magjistraturës në vend po kthehet në një fole të Partisë Socialiste. Fituesit që po pranohen në këtë shkollë janë në shumicë nga administrata publike, e njohur si një strofull e militantëve socialistë.

Ky skandal është konfirmuar tani që është publikuar edhe zyrtarisht lista e fituesve. Shumica e tyre vijnë nga administrata.

Në 5 maj, Shkolla e Magjistraturës shpalli 81 fituesit e vitit 2022-2023, të cilët do jenë magjistratët, gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të sistemit të drejtësisë. Edhe këtë vit asnjë zhgënjim. Gjysma e prurjeve dhe “karrierave” të fituesve vijnë nga shteti dhe administrata. Dy drejtoresha të Shkollës së Magjistraturës janë ndër fitueset kryesore, fakt që mbush me pikëpyetje procesin “transparent” që u zhvillua në dy faza. Hapja e zarfeve me emrat fitues u bë në sytë publik të rrjetit social Facebook.

Korrigjuesi kryesor i provimit ishte ish-gjyqtari i Apelit Administrativ Amarildo Laçi, i larguar me “dëshirë” nga procesi i vetingut, për të nxjerrë gjyqtarët e ardhshëm që do zëvendësojnë atë vetë në sallat bosh të gjykatave.

Përveç “fëmijëve” të administratës, fëmijë të tjerë pedagogësh magjistrature, avokatësh të njohur, ish-gjyqtarësh apo ish-prokurorësh mbushën radhët e fituesve këtë vit.

  1.    Laura Mehmetllari- Shkolla e Magjistraturës
    2.     Pandorela Kaçori- Shkolla e Magjistraturës
    3.     Alba Meta- Ministria e Drejtësisë
    4.     Arta Gjoni- Ministria e Drejtësisë
    5.     Bora Shaholli- Ministria e Drejësisë
    6.     Ketjona Kaçupi- Ministria e Drejtësisë
    7.     Klobeta Zylyfi- Ministria e Drejtësisë
    8.     Malbora Dinaj- Ministria e Drejtësisë
    9.     Renata Kocaqi- Ministria e Drejtësisë
    10.  Majlinda Myftaraj- Ministria e Brendshme
    11.  Emiljano Hajna- Ministria e Brendshme
    12.  Blerina Karaj- Ministria e Brendshme
    13.  Migena Kurti- Ministria e Brendshme
    14.  Ismet Dervishi- Ministria e Bujqësisë
    15.  Jona Biba- Ministria e Mjedisit
    16.  Enkelana Shala- Ministria e Mjedisit
    17.  Donald Kota- Ministria e Energjisë
    18.  Elisa Çela- Ministria e Financave
    19.  Denis Frroku- Bashkia Lezhë
    20.  Arnaldo Biçoku- Bashkia Elbasan
    21.  Eva Selami Zeneli- Prefektura Elbasan
    22.  Iva Hoxha- Bashkia Krujë
    23.  Jola Sado- Bashkia Tiranë
    24.  Gerando Skreli- DAP
    25.  Lorela Kodra- DAP
    26.  Embro Ahmetaj- Avokatura e Shtetit
    27.  Ferdi Grapshi- Avokatura Shtetit
    28.  Aurora Vorfi- Drejtoria e Tatimeve
    29.  Elarinda Xhindi- Drejtoria e Tatimeve
    30.  Lixhers Mali- Drejtoria e Tatimeve
    31.  Kushtrim Elezaj- Drejtoria e Doganave
    32.  Bruno Hoxha- ASHK
    33.  Miklevana Qema- ATP
    34.  Denada Xhera- AMF
    35.  Enea Sheqi- ISHMT
    36.  Ilda Shebegu- DPSHTRR
    37.  Klaudio Gica- AKU
    38.  Masila Lulaj- Instituti i Statistikës
    39.  Oltion Vathaj- Agjencia Kombëtare Diaspora
    40.  Romena Ali Qamo- QKB
    41.  Skerdi Sinanaj- DPPPP

Read Previous

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë mblidhet shkaku i Kosovës

Read Next

Media austriake jehonë rezolutës për genocidin serb: “PS votoi në emër të Vuçiç”