E cilësoi parlamentin Kopsht Zoologjik/ Vasili: Ramën do ta shkulim nga karrigia e kryeministrit

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bindjen se qytetarët do ti përgjigjen masivisht opozitës me 11 shkurt në protestën kundër kryeministrit Rama.

Në një intervistë për Rtv Ora, ai tha se manifestimi i të shtunës i paraprin ndryshimeve të mëdha në vend.

“Në 11 shkurt do të ketë një protestë të jashtëzakonshme, e cila do të shënjojë gjëra mjaft të rëndësishme dhe ndryshime të mëdha në këtë vend. Nuk ka më shqiptarë të majtë dhe të djathtë. O do të kemi një kryeministër të ndershëm ose një mafioz. Amerikanët e kanë marrë vendimin e tyre, kudo që shohin politikanë mafiozë do ti dënojnë me gjithë ashpërsinë e ligjit.

Shqipëria ka një kryeministër mafioz dhe hajdut. Gara elektorale patjetër, secili është legjitim në preferencat e tij por ky mafioz nuk mund të rrijë më në karrige. Nuk njeh parlamentin. Me fuqinë e parlamentarizmit, të një proteste shumë të fortë, shumë këmbëngulëse ta shkulim këtë njeri që ka deklaruar se unë jam shkarkuar, hajde më hiqni. Ka mbaruar kjo punë e tij”.

Duke komentuar deklarata e një dite më parë të kryeministrit në media për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI nën hetim në SHBA, Vasili tha se “duke e quajtur Parlamentin Park Zoologjik përfundimisht Edi Rama ka pohuar publikisht vetëshkarkimin e tij. Nga mbrëmë Rama nuk është më kryeministër i Shqipërisë sepse ai votëbesohet me vulën e parlamentit dhe jep llogari në parlament. Është detyrim kushtetues i pakapërcyeshëm nga asnjë njeri. Ai i ka mbyllur problemet e tij me përfaqësimin 

Read Previous

Zëri i Amerikës: Kongresi dhe Senati kërkojnë sqarime për lidhjet e McGonigal

Read Next

Meta: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston, Veliaj të ndëshkohet nga drejtësia