Durrës/ Betonierja përplas për vdekje një person me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se një betoniere ka përplasur për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Read Previous

Berisha: Ja çfarë diskutova me Metën.

Read Next

Kavajë/ Makina përfundon në kanal, mbetet viktimë një 33 vjecare