Dule: Një vend mund të ketë fatkeqësi një qeveri të keqe, por fatkeqësia më e madhe është një opozitë e keqe

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se humbjet në zgjedhjet e 25 prillit ishin një dështim nga ana e opozitës. Në një intervistë në emisionit “Breaking” në Top Neës, Dule fajësoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke quajtur humbjet si dështimin më të madh në 30 vite.

“Ne dështuam jo vetëm që të arrinim fitoren, po edhe të sjellim atë që pritej. Ishte një nga rastet, që kam qenë në vijën e parë pothuajse si kandidat dhe e konsideroj dështimin historik të këtyre 30 viteve”, tha Dule.

Sipas Dules, Basha i ka shmangur aleatët dhe takimet me to.  “Takimi i fundit mes Bashës dhe aleatët ka qenë në shkurt të këtij viti, më pas nuk kemi pasur, kjo ka reflektuar dhe sa i përket më pas edhe votave në zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh Dule.

Situatën në PD, Dule e sheh problematike duke theksuar se mund të krijojë ngërçe edhe ne të bërit opozitë. “Në këto kushte ku është PD-ja ne nuk mund të ushtrojmë një opozitë konstruktive, themi se do të ketë probleme në të bërit opozitë. Një vend mund të ketë fatkeqësi të keqe me qeverisjen e një vendi, por fatkeqësia më e madhe është mungesa e opozitës”, deklaroi Dule.

Read Previous

Emërohet drejtori i ri i tatimeve

Read Next

Mes kritikave dhe lavdërimeve: Faik Konica për Fishtën