Duka prezanton Sylvinho-n, braziliani i parë në stolin kuqezi (VIDEO)

“Fiksimi” i Armand Dukës, deri diku edhe logjik, për punuar me teknikë italian mori fund me Edy Reja-n. FSHF vendosi të ndryshojë strategji, filozofi, duke ndryshuar faqe për herë të parë pas kaq shumë vitesh. Duka vendosi të marrë përsipër një “bast” të guximshëm duke i besuar stolin kuqezi një tekniku brazilian si Sylvinho, një ish lojtar i njohur, por një trajner pa shumë eksperiencë, teksa ka drejtuar vetëm dy ekipe si trajneri i parë, Corinthias dhe Lyon, ndërsa aventura e tij e fundit ishte në krah të Tites si asistent te Brazili. Këtë të hënë nis zyrtarisht era Sylvinho në stolin e Kombëtares teksa Duka prezanton stafin e ri.

Mirënjohje dhe respekt edhe për punën e bërë nga Edy Reja, i cili në tre vite e gjysmë në krye të Kombëtares afroi shumë lojtarë të rinj, arriti edhe disa shifra të rëndësishme, por në fund edhe Reja-n e dënuan numrat.

324335740 3508033186185832 499913539259386803 N

Pikërisht në ditën e prezantimit të trajnerit të ri dhe stafit të ri, ka vend edhe për një lamtumirë mirënjohëse për një trajner me emër të madh si Edy Reja. Me respekt të për të shkuarën dhe me sytë nga e ardhmja, Duka dhe Sylvinho janë të qartë për objektivat, kualifikimi për në “Euro2024” është një kusht i panegociuar, i përfshirë edhe në kontratën e trajnerit të ri:

Read Previous

Parashikimi i tkurrjes së ekonomisë së Eurozonës – FT

Read Next

“Hej kukulla e Putinit, ku je?” Anonymous “godet” sërish Vuçiçin