Duka: do të punojmë për të çuar Shqipërinë në “Euro2024”

Flirtuam me një ëndërr të madhe por në fund e mbyllim të tretët, me një rekord pikësh, ndërsa tani është koha të shohim me besim nga e ardhmja. Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, nuk e fsheh zhgënjimin për humbjet e pësuara përballë Anglisë dhe Polonisë, por e rëndësishme për numrin një të futbollit shqiptar është skuadra, të mbështesim këtë grup, një skuadër me një moshë mesatare të re për të dërguar Shqipërinë në “Euro2024”.

Duka

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Duka, vuri theksin se ky rrugëtim, në kualifikueset e Botërorit në përgjithësi është pozitiv pasi si asnjëherë më parë në histori siguruan 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrën, ju dha hapësira elementeve të rinjë dhe sot kemi një skuadër me moshë mesatare ndër më të rejat. Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qenë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në “Euro2024”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Armand Dukës.

Read Previous

Rinis seanca maratonë për “buxhetin 2022”

Read Next

Arben Kraja dhe kolegët e tij në SPAK “kërkojnë mandatin e Papës”