Duam mësim normal

Edhe këtë vit, si dy vitet e kaluara të pandemisë SARS-CoV2, viti shkollor nisi me problematika dhe pasiguri të shumta. Vendimi i marrë nga Minstria e Arsimit dhe Minstria e Shëndetësisë, mbi zhvillimin e procesit mësimor me orë të reduktuara, ka krijuar shqetësime të shumta te nxënësit dhe prindërit.
Komuniteti i prindërve të shkollave të arsimit parauniversitar në qarkun e Tiranës ka ndërmarrë një nismë, që kanë zgjedhur ta quajnë “Mësim Normal”,  për të mos e pranuar këtë vendim, duke organizuar një peticion dhe duke u bërë thirje gjithë qytetarëve për ta firmosur atë.
Komuniteti i prindërve i ka drejtuar një kërkesë Minstrisë së Arsimit dhe Minstrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar zhvillim të programit mësimor me orë të plota, 45-minutëshe. Ata theksojnë se zhvillimi i mësimit me 2 ose 4 turne nga 25 ose 30 minuta, do të ndikojë në cilësinë e mësimdhënies dhe në mos përthithjen e informacionit nga ana e nxënësve.
Nisma “Mësim Normal”, përmes faqes zyrtare në facebook njofton se sot do të jenë te Pazari i Ri për të firmosur peticionin që do t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për anulllimin e vendimit të orëve mësimore të reduktuara dhe mësimit me turne.
Sot ne oren 17:00, te Pazari i Ri! Mos mungoni!
 
/kumtari.al/

Read Previous

Grupi Parlamentar nga i cili Basha përjashtoi Berishën, duket se dita-ditës po mpaket

Read Next

OSHEE blen energji me çmim rekord, frikë për kthimin e kufizimeve