Dua Lipa reagon pas lajmit që “Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit në Facebook. Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Dua Lipas. Këngëtarja me origjinë shqiptare shprehet tepër e lumtur dhe e mbushur që “Sunny Hill” do të vazhdojë traditën në shtëpinë e saj, Prishtinë. Autorja e hitit “Levitating” u shpreh e emocionuar edhe për zgjerimin e Festivalit edhe në Tiranë.

“Me një zemër plotë dhe e lumtur jam krenare të lajmëroj që është vendosur që festivali jonë të vazhdojë në shtëpinë e tij në datët 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë, Kosovë, po ashtu edhe në 26,27 dhe 28 gusht, në Tiranë, Shqipëri. Ju presim të gjithëve. Më shumë detaje priten të ndahen me ju së shpejti. Me dashuri, Dua,”-shkruan ylli i popit në Instgram./Panorama plus

Read Previous

Berisha: Mohimi i gjenocidit serb nga Rama, aktakuzë shumë e rëndë!

Read Next

Gazetari Alfred Lela merr detyrën e rëndësishme në PD