Dua Lipa dhe Anwar Hadid drejt ndarjes

Lidhja dyvjeçare e yllit të POP, Dua Lipa, me të dashurin Anwar Hadid është në krizë, pasi presioni i karrierës i mban ata të ndarë, shkruan The Sun.

Këngëtarja britanike, 26-vjeçare dhe modeli  22-vjeçar, nuk janë parë së bashku për gati gjashtë javë dhe kanë diskutuar “të vënë frena”.

Dua ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Anxhelos, ndërsa Anwar ka qenë vetëm në Nju Jork me qenin e tyre Dexter. Një burim i brendshëm tha: “Çifti hodhi idenë për të vënë frenat në romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh, po rezulton e vështirë. “Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”.

Anwar, 22 vjeç, vëllai më i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, tha në një postim të fshehtë në Instagram se ai është mirënjohës për njerëzit e dashuri që “më udhëheqin, duke më lejuar të mësoj të jem i lumtur me veten”.

©Kumtari.al

Read Previous

Lewis Hamilton vs Max Verstappen: “Mund të përfundojë në një situatë të çrregullt”

Read Next

Tregtia e armëve në lulëzim / Fitimet arritën rekord prej 531 miliardë dollarësh në 2020