Drejtoria e Tatimeve, thirrje qytetarëve/ Kujdes! Denonconi këtë person

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbuluar një mënyrë se si po mashtroihen bizneset tatimpaguese.

Tatimet bëjnë thirrje për shqiptarët që të kenë kujdes, pasi disa individë që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, prezantohen në biznese si inspektorë për të përfituar para.

DPT njofton se ka evidentuar një nga këto raste dhe e ka referuar në Prokurori.

Gjithashtu DPT ka nxjerrë videon e një personi që mashtronte bizneset si inspektor i Tatimeve dhe kërkon nga qytetarët që ta denoncojnë.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në video një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh.

Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Read Previous

Kina do t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë- acarohet SHBA

Read Next

“BMW X6”-ta, gati për atentat/ Zbardhen të tjera detaje nga policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *