Drejtori Policisë Kosovë nxjerr provat: Shihni si është gjuajtur me armë të rënda dhe granata ndaj policisë, protestuesi i lënduar me precedent penal

Dyshohet se ka pasur një rrjedhje të operacionit dhe po hetohet. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit. Një numër i madh qytetarqëve kanë penguar zyrtarët policore të zbatojnë detyrën. Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën. Ka pasur gjuajtje të drejtëpërdrejta me armë, hedhje e granatave të dorës ndaj policisë. Policia ka përdorur mjetet e nevojshem për hapjen e rrugëve. Si pasojë e gjuajtjeve 10 zyrtarë policore kanë pësuar dëmtime, nga të cilët 7 shqiptarë. Një nga personat e përfshirë në sulm është i lënduar. Nuk e kemi konfirmuar nëse lëndimi është nga ana e policisë apo nga gjuajtjet e qytetarëve. Janë arrestuar 8 perosna ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Kosovës do të vazhdojë realizimin ed detyrave për parandalimin e veprimeve kriminale. Janë konfiskuar mallra të ndryshme. I lënduari në protestat esotme është një qytetar me precedent penal. Ka qenë i akuzuar për vjedhje të rëndë. Janë gjuajtje nga armë të gjata dhe me granata dore.

Read Previous

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë për protestën në Veri: Të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve

Read Next

Dafina Zeqiri revoltohet ndaj bullizimit të vogëlushes: Erjona Rusi seriozisht e ke?

Leave a Reply

Your email address will not be published.