Doris Pack: Turp të kesh Yuri Kim, sjellja juaj është parë vetëm te diktatorët

Ish-eurodeputetja dhe njëherësh Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack, në një reagim të bërë në Twitter, i është drejtuar me një gjuhë të ashpër ambasadores Yuri Kim, lidhur me përplasjen e fundit që pati me Sali Berishën.

Pack shkruan ndër të tjera se ambasadorja ka ndërhyrë në proceset ligjore, sikundër dhe Berisha e akuzoi më parë, teksa thotë se duhet të ketë turp që mban një qëndrim të tillë të cilin e cilëson si të paligjshëm.

Reagimi:
Ambasador”, ju po ndërhyni në proceset ligjore kombëtare. Kjo është e paligjshme për çdo shtetas shqiptar si dhe për të “mysafirët” në vend. Një sjellje të tillë, të gjithë e kemi parë nga diktatorët. Turp të kesh.

5454

Ndërkohë paraditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe vendimin e gjykatës për ankimimin e Alibeajt. Berisha tha se ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Sa i përket ambasadores, ai deklaroi se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.

 


“Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë. Ky është një akt individual, për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve”, tha Berisha.

 

Read Previous

Berisha: Ndërhyrjet e Kim për të paracaktuar vendimet e gjykatës nuk janë kurrë orientim i SHBA

Read Next

Gjermani dhe Franca i kanë shitur Rusisë 270 milionë euro armë