Dorëzohen 40 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

Rashko Konjeviç, Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, bën të ditur se tashmë janë dorëzuar 40 nënshkrime nga deputetët për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Këtë ai e lajmëroi përmes një Twitti, ku edhe ka publikuar dokumentin e dorëzuar në procedurë parlamentare.

“Siç kemi paralajmëruar, 40 deputetë të opozitës kanë dorëzuar në procedurë parlamentare mocion mosbesimi ndaj qeverisë së 42-të të Malit të Zi”, shkroi Konjeviç.

Ai shkroi se “presim mbështetjen e një shumice bindëse të deptutetëve”.

Edhe javë më parë Konjeviç kishte paralajmëruar “rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç”.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter kishte thënë se “Tani është mjaft. Besoj se qeveria do të ‘rrëzohet’ në Parlament sipas procedurave të në pëpurthje me Kushtetutën e Malit të Zi”.

Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiç, është i obliguar të vendos në rend të ditës iniciativën dhe duhet të diskutohet më së largu për 15 ditë, pasi të dërgohen nënshkrimet.

Read Previous

Media amerikane: Ndikimi i Soros në administratën e Biden alarmon Kongresin

Read Next

Zhan-Pierre Papin: Topi i Artë është zhvlerësuar