Dorëheqja e ministres Edona Bilali duket se është fake nes i disa mediave

Një fake news është raportuar pak minuta më parë nga mediat e Irfan Hysenbelliut.

“BalkanWeb” dhe gazeta “Panorama” raportuan pak më parë se ka dhënë dorëheqjen ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Sipas mediave të Irfan Hysenbelliut, ministrja kishte dhënë dorëheqjen te kryeministri Edi Rama me anë të një letre.

Por mësohet se ky lajm nuk është i vërtetë. Bilali nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres.

Nuk kishte se si ministrja ta jepte dorëheqjen në një letër që mbante logon e PS-së, ndërkohë që Bilali mban një post qeveritar dhe është një nga ministret pa portofol të Qeverisë Rama.

Më poshtë ne po sjellim lajmet e publikuara dhe fshira, si dhe letrën e mediave të Irfan Hysenbelliut./CNA

Read Previous

Kiko befason prokurorët, u del për zot 420 mijë eurove

Read Next

Ndahet nga jeta Isuf Kalo, ish-mjeku i Enver Hoxhës