Dokumenti/ 330 milionë të tjera nga Bashkia e Tiranës për “Top Media”-n

Në dy ditë rresht, CNA.al ka publikuar dokumente nga thesari i shtetit, të cilat tregojnë se si “Top Media”, e cila ka në pronësi “Top Channel”, “Top News”, “Top Albania Radion” e të tjerë, ka përfituar qindra miliona lekë, pra thasë me para nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Një media private, që thesin e të ardhurave të saj e mbush nga fondet që jep qeveria, ministritë, drejtoritë po dhe pushteti vendor.

Ne publikuam rreth 50 milionë lekë të dhëna për Ledionin për një emision në “Top Albania Radio” ashtu si dhe publikuam milionat e tjera për një tjetër emision në “Top Channel”.

Sot CNA.al po publikon rreth 330 milionë për fondacionin Dritan Hoxha në “Top Channel” për emisionin “Ora e Tiranës”, një emision i transmetuar në “Top News” dhe prezantuar nga Xhani Shqerra, i publikuar dhe në faqen zyrtare të “Top Channel” në “YouTube”.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga thesari i shtetit, figuron se “Top Channel” është paguar me disa fatura 55 milionë, 35 milionë e të tjerë, të cilat po t’i mbledhim në një vlerë totale, sipas atyre publikimeve janë rreth 330 milionë lekë.

Dokumenti/ 330 milionë të tjera nga Bashkia e Tiranës për

Këto para janë dhënë për fondacionin Dritan Hoxha, për emisionin “Ora e Tiranës”.

Ky emision, në fakt, ka shërbyer si një propagandë për kryeqytetin dhe paratë janë paguar nga Bashkia e Tiranës.

Dokumenti/ 330 milionë të tjera nga Bashkia e Tiranës për

Televizion kombëtar që emisionet i realizon me pagesat që i jep pushteti, që i jep qeveria, që i jep bashkia dhe nga ana tjetër qytetarët presin të shikojnë të vërtetën në kryeqytet, ku në fakt propagandohet lumturia e madhe dhe zhvillimi i bukur i kryeqytetit, sipas “Top Channel”.

Apo rasti i “start up”-eve, ku ministrja paguante miliona dhe thjesht dhe vetëm dilte vetë në ekran.

CNA.al do të vazhdojë të publikojë të tjera të dhëna se si institucionet shtetërore, qeveria dhe ministritë kanë paguar mediat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për miliona euro nga taksat e shqiptarëve, të cilat shkojnë për mediat. “Top Channel” është një nga kryesoret, “Top Media” është një nga kryesoret.

Më lart rasti i fondacionit Dritan Hoxha është një nga mënyrat se si “Top Channel” merr para, nëpërmjet një fondacioni e më pas transmetimit të emisionit apo rasti i “start up”-eve apo rasti i emisionit në “Top Albania Radio”.

Rreth 400 milionë janë paratë që ne kemi publikuar deri më tani për vetëm për dy emisione të paguara nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë publikuam edhe emisionin e “start up”-eve, i cili është rreth 80 milionë.

Pra, po i afrohemi rreth 500 milionë për tri emisione me disa puntata, të cilat janë transmetuar në “Top Channel” dhe janë paguar nga AIDA që është një agjenci nën kontrollin e ministres Edona Bilali dhe Bashkia e Tiranës.

Më tej do të sjellim të tjera fakte, të tjera dokumente zyrtare gjithmonë, të cilat verifikojnë se si miliardat e lekëve nga institucionet shtetërore shkojnë në media për propagandë.

Por kjo e “Top Channel”-it është një dhe jo vetëm. Ka dhe shumë më shumë, ditë pas dite CNA.al do t’u tregojë shqiptarëve se si ai që Rama e quan “kazan” paguhet nga qeveria dhe gatuan çorbën e saj./ CNA.al

Read Previous

Kavajë/ Makina përfundon në kanal, mbetet viktimë një 33 vjecare

Read Next

Emigrantët me gomone drejt Britanisë, Sunak arrin marrëveshje me Francën