“Do t’i kthejmë fatin qytetit të Elbasanit”/ Boçi: Koha është e qytetarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, duke folur në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, u shpreh se beteja e demokratëve nuk është për ego personale politike, por një betejë e pastër që frymëzon dhe vendos qytetarin në piedestalin e duhur.

“Ne sot nga kjo arenë rithemelojmë shpresën dhe idealin. I japim besën qytetarëve tanë dhe nisim betejën tonë tonë te jetës. Betejat që kemi përpara nuk është si betejat e dikurshme. Beteja jonë është një betejë thelbësore vlerash dhe zhvillimi që do të ndajë qytetarët nga sunduesi, të ardhmen nga e shkuara, besimin nga pasiguria.

Beteja jonë nuk ka ego personale politike sepse ajo është një betejë e pastër, ajo nxit, frymëzon dhe anagazhon dhe vendos në piedistalin e duhur qytetarin. Elbasani im, Elbasani ynë, ai i famshmi i kryqëzimit të rrugëve antike gjendet sot në udhëkryqin e historisë. Ai është i etur sot për qytetarin e vetë sepse e kanë varfëruar si të ishte skllav i babëzisë së qytetit. Ajo që më ka sjellë këtu para Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë është kërkesa e tyre për ndryshim sepse çdo vonesë mund të jetë fatale dhe mund të bëhet e pandreqshme.

Kërkesa për tolerancë dhe bashkëpunim që të gjitha gratë dhe burrat të bashkojnë talentet e tyre për të respektuar të ardhmen e Elbasanit. Besimi nuk ka qenë kurrë kaq i lëkundur dhe kaq i brishtë. Elbasanasit janë të revoltuar që jeta e tyre është gjithmonë e më ë vështirë. Unë përgjatë këtyre ditëve dua të flas drejtpërdrejtë me të gjithë qytetarët që kanë vuajtur nga keqqeveirsja”, deklaroi ai.

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Elbasanin, Luçiano Boçi tha se me programin e tij synon t’i kthejë fatin këtij qyteti.

“Dua të flas me demokratë dhe socialistë, të qendrës dhe pa parti, dua tu them se sot është koha e qytetarëve, e shërbimit ndaj tyre, sepse unë dhe programi im kërkon t’u japë qytetarëve të Elbasanit mjetet për të arritur ambiciet e tyre, t’i kthejmë fatin e qytetit të tyre, ku secili ka vendin dhe vlerësimin e vet, të zgjedhë vendin e vet, ku të gjithë ndjejnë se qeverisen me mendje e zemër. Vetëm kështu mund të jemi fituesit e vërtetë të kësaj beteje. Zoti Bekoftë Elbasanin e Shqipërinë, Bashkë do fitojmë”, tha Boçi.

Read Previous

Transporti falas/ Këlliçi: Do ndërpresim pagesat për inceneratorin e Tiranës

Read Next

Spahia: Në 14 Maj të na bashkohen socialistët e zhgënjyer