Do të largohet Roza Lati nga Big Brother Vip Albania?

Moderatorja Roza Lati ka deklaruar se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa pas sherrit me Meri Shehun, do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP3.

Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar show, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format. Gjatë një bisede me Ilnisën, por edhe banorët e tjerë, moderatorja është shprehur se imazhi është më i rëndësishëm për të. Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme për të.

“Nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar”- tha Roza, duke pranuar se nuk dëshiron të konfliktohet “me një njeri me luhajtje skizofrenike”.

Read Previous

Pse çiftet ndahen më shumë në ditët e sotme?

Read Next

Puna në zyrë shton rastet me hernie diskale, mjekët: Gjithnjë e më shumë preken moshat e reja