Djali i Hueyda El Saied provon që tani magjinë e skenës

Ndarja e parakohshme nga jeta e Hueyda El Saied na shokoi të gjithëve mëngjesin e 23 nëntorit të vitit 2021. Vajza e qeshur dhe e ëmbël e ekranit, ajo që na bëri për vete që në fillim, nuk arriti të mposhte betejën me kancerin e gjirit, një sëmundje që zgjodhi ta mbante të fshehtë për publikun. Vdekja e saj trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por, sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.

Ky i fundit rritet dita-ditës dhe gjithmonë e më shumë i ngjan mamit që s’jeton më. Nuk e kemi fjalën për aspektin fizik sepse kaçurrelat e të dyve janë të pangatërrueshëm me asgjë tjetër, por edhe për një pasion të përbashkët: artin. Bashkëshorti i Hueyda-s ka ndarë një video në Instagram-in e tij ku Gabriel shfaqet duke kënduar në një bar “Astronaut in the ocean”./Living

 

Read Previous

Propozimi për ciklin menstrual/ Erion Braçe reagon sërish

Read Next

“E përjetova keq famën”/ Dua Lipa në një rrëfim ndryshe