Divorci Rama-Doshi është vetëm “në letra”.

Nga Esiona Konomi

Qysh kur Rama u “divorcua” me Tom Doshin në vitin 2015, e njëjta histori e përsëritur tek socialistët e Shkodrës.
Divorci Rama-Doshi është vetëm “në letra”. Doshi takohet me kryeministrin, rrinë e ndajnë punë bashkë. Kreu i PSD-së, siç ka bërë gjithmonë, edhe sot vazhdon e shkarkon/emëron drejtorë e punonjës në administratë.
Deputetët e kryebashkiakët socialistë në këtë qark dje i ankoheshin Ditmir Bushatit, pastaj Valdrin Pjetrit, më vonë Ilir Beqajt, tani Damian Gjiknurit.
E njëjta ankesë.
“Kontrollon pushtetin, s’kemi me çfarë kënaqim bazën, na merr votat, s’kemi si dalim në fushatë”.
Dhe të dërguarit e Ramës nga Tirana ngrenë gjithnjë supet e nuk i sulet njeri të shpallurit “non grata” nga SHBA. Sepse të deleguarit nga kryeqyteti e mbajnë mend mirë fjalinë e Kryeministrit në një mbledhje grupi parlamentar: “Toma është realitet politik në Shkodër, doni apo nuk doni ju”.
Tani Edona Bilali si drejtuesja e re politike e qarkut dhe ministre fuqiplotë, por pa portofol, pritet të “frenojë bajraktarin e veriut”. Ndërkohë, është normalitet politik dhe trajtohet si i tillë nga të gjitha nivelet e zyrtarëve (përjashtuar KM kur del përpara kamerave) se cdo punësim në shtet, duhet të kalojë përmes të fortëve të politikës.

 

/Marrë nga facebook-u i autores.

Read Previous

JAVA E PANDËRPRERË

Read Next

Futbollisti i Interit në stadium për të parë Milanin