Ditë e zezë për SHBA, Biden po e përdor drejtësinë si armë ndaj rivalit

Nga Sean Hannity, Fox News

Së pari, kjo është një ditë e zezë për republikën tonë, për Departamentin e Drejtësisë, shtetin e së drejtës.

Ky duket të jetë potencialisht një tejkalim tronditës.

Do ta zbulojmë në kohën e duhur. Por kjo do të ketë pasoja serioze potencialisht për shumë e shumë vite në vazhdim.

Tani, Departamenti i Drejtësisë, i akuzuar vazhdimisht se përdoret politikisht nga Biden- e kemi dokumentuar në kronika gjerësisht këtë- po përdoret si armë kundër rivalit kryesore të Biden. Ky është ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Më herët sot, FBI bastisi shtëpinë e ish-presidentit në Florida, ndërsa ai ishte në Nju Jork.

Agjentët mësynë shtëpinë e tij pa paralajmërim, duke thyer madje edhe kasafortën e tij personale.

Në një deklaratë, presidenti i 45-të i SHBA, citon: “Shtëpia ime e bukur është aktualisht nën rrethim, e bastisur dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI. Asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë presidentit të Shteteve të Bashkuara më përpara”.

“Pasi kam punuar dhe bashkëpunuar me agjencitë qeveritare përkatëse, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme. Është një sjellje e pahijshme e prokurorisë, një përdorim si armë i sistemit të drejtësisë dhe një sulm nga radikalët e majtë, të cilët dëshpërimisht nuk duan që unë të kandidoj për president në vitin 2024”.

Sipas ‘New York Times’ sonte, kush e mori i pari skupin? Në njëfarë mënyre, kërkimi u fokusua te dokumentet që ish-presidenti ka marrë nga Shtëpia e Bardhë, përfshi këtu dokumente të klasifikuara.

Read Previous

Laura Ingraham: Kjo është hakmarrje e Shtetit të Thellë! Objektivi është secili nga ne

Read Next

‘225 milionë euro për vetëm 43 km’/ Berisha: Skandal me rrugën Qukës – Qafë Plloçë