Një stallë kafshësh është përfshirë nga flakët në Savër të Lushnjës.
Bëhet me dije se nga flakët që përfshinë stallën u rrezikuan dhe banesat pranë.
Në punë për fikjen e zjarrit janë angazhuar banorët e lagjes dhe zjarrfikëset e Lushnjes.
Ndërkohë që të gjitha bagëtitë që ndodheshin në stallë janë djegur të gjalla, pronarit të tyre, Dalip Gjyshja, i është rënduar gjendja shëndetësorë nga tronditja, raporton MCN.