Digjet gjatë natës makina në Korçë

Një makinë është djegur gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit.

Automjeti tip “Mercedes-Benz” në momentin që është djegur ka qenë parkuar në afërsi të banesës. Pronari i makinës, personi me inicialet M.D ka deklaruar se nuk ka konflikte. Raportohet se ai nuk është person me precedentë penalë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Digjet gjatë natës një automjet në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read Previous

PD kërkon sërish të ndryshohet rendi i ditës në seancën plenare

Read Next

Sot ora 10.00/ Opozita në protestë para Kuvendit