Dhunuan Petraq Milon dhe familjen e tij, arrestohen dy policët malazezë

Janë arrestuar dy policët kufitarë malazias të cilët keqtrajtuan dhe rrahën shtetasin shqiptar, Petraq Milo, në janar të këtij viti.

Kështu mësoi jozyrtarisht transmetuesi publik malazias “RTCG”.

“Ushtruesi i detyrës së prokurorit në ZDT në Ulqin, siç mësohet jozyrtarisht, ka urdhëruar arrestimin e dy policëve të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan, në të cilën ndodhi keqtrajtimi i një shtetas shqiptar. Në fjalë, siç mësojmë, janë policët D.Š. dhe N.B”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa sot gjatë ditës, kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Read Previous

Këlliçi në takimin me qytetarët në njësinë numër 3: Kjo betejë është për Tiranën, jo për politikën e ditës

Read Next

Lindjet në Gjirokastër me ‘pikatore’, 2022 me numrin më të ulët në 30 vitet e fundit