Dhunohet dhe nxirret nga qendra e votimit komisioneri i opozitës

Komisioneri i opozitës, Ilir Hyka, është dhunuar dhe është nxjerrë nga qendra e votimit në Fushë-Krujë.

Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Read Previous

Të moshuarit vështirësi për të votuar elektronikisht/ Operatorët shkelin rregulloren, u tregojnë ku të votojnë

Read Next

Abilekaj: Bandat e Veliajt po terrorizojnë qytetarët në mes të Tiranës, mediat po kërcënohen