Devijohet trafiku sot dhe nesër në Tiranë / Ja akset që përfshihen

ARRSH njofton se si pasojë e punimeve, do të devijohet trafiku nga  Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Devijimi do të bëhet mbrëmjen e sotme deri nesër në orë 06:00.

Njoftim i ARRSH

“Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2

Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi “Shqiponja”, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

©Kumtari.al

Read Previous

Kryemadhi: LSI do të vazhdojë pa kompromis misionin e saj

Read Next

Çmimi i karburantit dhe mallrave, Biden merr masa