Detaje të reja nga ulja e avionit në Kelmend

Detaje të reja dalin nga ulja e avionit të vogël në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

“Balkan Web” raporton se brenda avionit kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të shpëtojnë.

Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja ka dalë.

Disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por ata nuk i kanë lejuar.

Më pas të dy personat janë larguar me një mjet tip “Fuoristradë”, që ka ardhur në vendgjarje për t’i marrë.

Ende nuk dihet nëse këta pesona kanë qenë turistë, apo behet fjalë për veprimtari të jashtëligjshme.

Policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të largësisë dhe rrugës së vështirë.

 

Read Previous

Komploti Madh i “Zero Carbon”

Read Next

Ndahet çmimi Nobel në Mjekësi