Dështon ‘Baba Vanga’ në parashikim

Kuvendi i Partisë Demokratike, u mbajt ditën e sotme, ku u votua shkarkimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Megjithatë, duket se ky parashikim, që siç thosht Frrok Çupi vinte nga informacionet e tij, ka dështuar.

Ja çfarë deklaronte Frrok Çupi në Top News: 

Besoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, por megjithatë presim… Mua më pyetët si një vëzhgues, si një studiues i politikës dhe si një njeri që informohet. Profesioni më ka mësuar të mos flas pa informacion.

Nëse do të ndodhë që Berisha do jetë i lirë dhe të mbledhë njerëzit, sigurisht që do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do t’i thotë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën Berisha. Bëri një ligj përçarës për pronat, nuk u trajtuan njerëzit e persekutuar gjatë komunizmit dhe u lanë në mes të rrugës, u lanë në mes të rrugës intelektualët.

Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se të kam dhënë dy groshë, mi kthe tani, më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre…”./tpz/

Read Previous

Lulit i vijnë në ndihmë delegatët kinezë në “luftën”online për audiencë me Berishën

Read Next

“Të jesh një person i kujdesshëm“