Dështojnë njëra pas tjetrës seancat gjyqsore për inceneratorët

Një ditë pasi dështoi të zhvillonte seancën paraprake për të pandehurit e inceneratorit të Fierit, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dështon edhe seanca paraprake për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit.

Shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve. SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani. Përkatësisht të akuzuarit janë: Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit. Aty dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.

Një ditë më parë në GJKKO, dështoi seanca paraprake në ngarkim të 21 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Për rastin në fjalë, shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.

Read Previous

Rama nuk shkon në interpelancë- delegon Spiropalin

Read Next

Acarohet edhe Gaz Bardhi, sulmon Nikollën e Spiropalin