Derbi i madridit shkëput galaktikët me 8 pikë në krye të tabelës

Real Madridit triumfoi në derbin e Madridit ndaj Atletikos me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

“Los Blancos” e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 16-të. Vinicius Junior hodhi topin nga krahu i djathtë dhe Karim Benzema shënoi.

Në pjesën e dytë, Atletico kërcënoi portën e Realit kur gjuajti Jao Felix në minutën e 50-të, por Courtois ishte në ditë të mirë, si në sulmin e radhës kur pengoi Matheus Cunhu të barazonte rezultatin.

Nga ana tjetër, Reali shfrytëzoi rastin e parë të pastër në pjesën e dytë dhe në minutën e 57-të, Marco Asensio shënoi pas asitit të Vinicus.

Kjo fitore e mban Realin 8 pikë avantazh nga Sevilla e vendit të dytë.

Rezultati dhe golashënuesit:

Real Madrid – Atletico Madrid 2: 0 (Benzema 16′, Asensio 57′)

Read Previous

Çfarë do të ndodhë nëse Rusia largohet nga SWIFT-i?

Read Next

Barcelona s’di më si fitohet