Denoncimi/ Këlliçi: Rrugët e gërryera janë paguar me flori, Tirana vidhet!

Kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit për kryeqytetin, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër rast abuzimi nga Bashkia e Tiranës.

Këlliçi ka postuar një video nga rruga ‘Kongresi i Manastirit’, ku si rezultat i shqepjeve të UKT-së, rruga gërryhet nga vërshimet e ujërave.

‘Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave. Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

POSTIMI I PLOTE:

Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave.

Ndodhem në Rr. “Kongresi i Manastirit”. Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime dhe i fotografon si suksese historike.

Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet.

Ne duhet ta ndryshojmë Tiranën! T’i japim të gjithë një mundësi vetes të jetojmë në një qytet normal, ku punën e kryebashkiakut ta shikoni në rrugët dhe lagjet tuaja e jo në fotografi të retushuara.

Read Previous

Edona Bilali i dorëzon dorëheqje Zeusit të saj

Read Next

Kiko befason prokurorët, u del për zot 420 mijë eurove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *