Denoncimi/ Berisha: Veliaj ndërtoi shkollën “Bashkim Fino” me 4 milionë euro, kur kostoja e saj një vend të BE do të ishte 600 mijë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar në rrjete sociale se kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një supervjedhje me ndërtimin e shkollës ‘Bashkim Fino’.

Sipas Berishës, Veliaj e ka ndërtuar këtë shkollë me 4 milionë euro nga 600 mijë euro që kushton në vendet e BE-së ndërsa shton se kjo është një nga shkollat me skemën e PPP.

Kryetari i PD-së sqaron se në total me skemën e PPP, qytetarët e Tiranës do humbasin mbi 14 mln euro vetëm nga norma e interesit prej 6.28 për qind që Bashkia do i paguajë shtesë për 7 vjet me radhë.

Statusi i Berishës
Nje super vjedhje e Lal djegësit! Ai ndërtoi shkollën me 4 milion euro nga 600 mijë euro që kushton ajo në vendet e BE. Kjo është super vjedhje me një shkollë e Lal vjedhësit!

Të dashur miq, shkolla e re në Njësinë 2, e pasqyruar më poshtë, i ka kushtuar qytetarëve të Tiranës mbi 4 Milionë Euro! 3.2 Milionë Euro për ndërtimin.

280,000 Euro për mobilimin. 750,000 Euro për mirëmbajtjen. Kjo është vetëm njëra nga shkollat me skemën PPP!

Ne total me skemën PPP qytetarët e Tiranës do të humbasin mbi 14 Milionë Euro vetëm nga norma e interesit prej 6.28% që Bashkia do ti pagoi shtesë për 7 vjet me radhë!

Pra ato fitojnë dy herë, edhe nga procesi i tenderimit & ndërtimit, edhe nga norma e interesit 6.28% për 7 vjet me radhë! Kurse qytetarët vidhen dy herë! Krim i shemtuar! sb

Read Previous

Shembet ura ndërkohë që zyrtarët po bënin inagurimin

Read Next

79% emigrojnë e shqiptarëve për paga më të larta, korrupsioni faktor madhor, rekord ikja e të rinjve