Denoncime dhe shkelje gjatë fushatës elektorale/ Koaliconi “Bashkë Fitojmë” prezanton platformën “transparenca.com”

Zëdhënësja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Floriana Garo, ka prezantuar platformën më të re të krijuar për qytetarët dhe mbrojtjen e tyre duke i ofruar transparencë në kohën e fushatës zgjedhore.

Garo nëpërmjet një deklarate për shtyp bëri të ditur temat që do të mund të denoncohen në platformën “transparenca.com”, të cilat përfshinin tematika si tendenca për të blerë votën deri te vjedhja e saj.

Më tej Garo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë gjithçka që duket se nuk shkon përgjatë fushatës zgjedhore dhe pas saj.

“’Transparenca.com’, siç tha dhe zonja Vokshi, është për të bërë transparencë për qytetarët për problematikat e ndryshme zgjedhore dhe më pas. Temat që mund të raportohen janë blerja e votës, kërcënime dhe shtrëngime verbalisht për votën, ryshfeti, fshehtësia e votës a është cenuar a jo, përvetësim i kartës së identitetit, tjetërsimi i votës dhe vjedhja e votës. Të gjitha këto mund t’i raportoni te ky aplikacion”, tha ajo.

Read Previous

Elira Kokona në konflikt interesi me detyrën, Vasili: Fytyra e kalbëzimit të qeverisjes Rama

Read Next

PD denoncon nepotizmin në bashkinë e Tiranës, publikohet lista me emërimet