Del para gjykatës babai që νrau të birin në Maliq

77-vjeçari Shyqyri Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50- vjeçar pritet të njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Autori është shfaqur kokulur në gjykatë.  Në sallë nuk është i pranishëm asnjë familjar i tij.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por pas hetimeve të kryera nga policia e Korçës është zbuluar se Shefki Bylykbashin, 77-vjeç, qëlloi të birin në kokë. Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç, ndërroi jetë rrugës për në spital. Familjarët fillimisht deklaruan se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar e si pasojë ka dëmtuar edhe kokën. Por pas hetimeve rezultoi se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar në shtëpi me babanë, Shefkiun. Viktima ka dashur ta hedhë në pusin e ujit babanë.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë. Si rrjedhojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën. Pas hetimeve paraprake, policia ka arrestuar 77-vjeçarin nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

“ Hamdiu erdhi në shtëpi rreth orës 16:30 dhe aty jemi zënë. Gjatë zënkës ka tentuar të më hedh në pus. Kam marrë një çekiç që ishte aty pranë dhe për vetëmbrojtje e kam qëlluar në kokë. Nuk kam dashur ta vras, doja vetëm ta neutralizoja”, mësohet të ketë thënë autori.

Read Previous

Biznesi i ndërtimit arriti rekordin e 2.9 mld € në 2021; shtohen me 17% kompanitë

Read Next

Dyfishimi i çmimit të patentës/ Apeli nga shoqata e autobusëve: Politika të qëndrojë larg autoshkollave