Del fotoja e Vlora Çitakut me McGonigall

Një foto e përbashkët e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ku shihet edhe Charles McGonigal, i akuzuar për bashkëpunim me një oligark rus të sanksionuar dhe fshehur qindra mijëra dollarë në vitin 2017 kur Osmani ishte ambasadore në SHBA, u bë shkak që deputeti i VV-së, Artan Abrashi, me një postim në llogarinë e tij në Facebook të kërkojë nga zonja Çitaku që të dalë me një shpjegim për “lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.” I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Abrashi përdori disa fotografi të përbashkëta mes Çitakut dhe McGonigalit – të realizuara më 4 tetor 2017 – në përpjepje për të gjetur lidhjet mes të tyre.

Lidhur me shkrimin e deputetit Abrashi, Çitaku në reagimin e ka quajtur këtë “një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull”.

Ajo ka treguar se deri të takimi me zotin McGonigal erdhi pasi me 4 tetor 2017 ishte ftuar të flasë para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale.

“Një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc. Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës. E tash, si e keni Martinin?”, shkruan Çitaku./Nacionale

Read Previous

New York Times sulmon Ramën përkëdhel Veliajn

Read Next

Nuk gjen qetësi toka në Turqi, tjetër tërmet i fortë ka goditur pasditen e 20 shkurtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *